Neymar, “Nuk mendoj sesi t’ia kaloj Messit”

Sport

Neymar-3

 

“Nuk mendoj se si e si t’ia kaloj Messit”, kështu shprehet braziliani Neymar, duke këmbëngulur se synimi i tij është vetëm përmirësimi i lojës së vet dhe aspak tejkalimi i argjentinasit. Braziliani po përflitet si i vetmi në garë përballë numrit 10-të të Barcelonës, për çmimin e “Topit të Artë” duke ndezur zërat që e përshkruajnë si të fiksuar për t’ia kaluar Messit. Zëra që gjithsesi kanë gjetur përgënjeshtrimin e vetë 23-vjeçarit, i cili është shprehur se po përpiqet të ndjekë rrugën e tij.
Neymar këtë sezon ka shënuar 39 gola duke shërbyer dhe 11 asiste, ndërkohë që Messi ka shënuar plot 58 herë dhe ka dhënë 31 asiste, shifra që flasin qartë për diferencën mes lojtarëve, por që gjithsesi i japin frymë spekulimeve për një rivalitet mes tyre.
Te Barcelona janë shokë skuadre dhe kjo gjë nuk bie shumë në sy, por kur vjen puna për kombëtaret gjithçka është ndryshe. Argjentina dhe Brazili do të përballen më 9 shtator për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 dhe Neymar do ta ketë kundërshtar Messin, cka braziliani e vlerëson si një emocion më vete, “as mirë dhe as keq”.