Neymar mes Parisit dhe Madridit, reagon i ati

Sport

ney real
Florentino Perez e ka vendosur Neymarin si prioritet në listën e përforcimeve të mundshme te skuadra nga Santiago Bernabeu, së bashku me sulmuesin tjetër të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Presidenti madrilen ka premtuar se Real Madrid do të ketë skuadër të fortë në edicionin e ri, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus. Së fundi është kthyer të flitet për brazilianin, teksa gazeta “Mundo Deportivo” raporton se blerja e madhe e “Los Blancos” mund të vijë pikërisht nga Paris Saint-Germain. Në një kohë kur Mbappe ka deklaruar se dëshiron të qendrojë në Francë, nga ana tjetër thuhet se klubi nga ‘Parc des Princes’ nuk e konsideron të pazëvendësueshëm sulmuesin e Selecaos.

father

Megjithatë, nga sa raportojnë mediat franceze, babai i Neymar duhet të ketë komunikuar me drejtuesit e PSG dhe u ka thënë që nëse francezët i plotësojnë kërkesat e tij, atëherë 26 vjeçari nuk ka ndërmend të largohet. Sipas El Pais , babai i superstarit të Brazilit i ka thënë PSG-së se djali i tij dëshiron të ndihet lojtari më i rëndësishëm në klub. Nëse ky kusht plotësohet atëherë Neymar nuk ka ndërmend të pranoj asnjë ofertë tjetër. Sidoqotë, situata është e gjithë në evoluim e sipër dhe shumë do të varet nga qendrimi që do të mbajë në vazhdim Reali i Madridit, për të cilin prioriteti në merkato për momentin duket se është Eden Hazard. Por nuk përjashtohet të bëjë lëvizjen e papritur për brazilianin, që është një fiksim i Perezit.