Neymar komenton gjithë ironi rezultatin e djeshëm!

Sport

neymar brazil

Brazili e mposhti Meksikën me rezultat 2-0, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale. Edhe pse Meksika ishte shumë e përgatitur, Brazili e dominoi ndeshjen. Ishte Neymar që shënoi golin e parë në minutën e 51 dhe asistoi në golin e dytë, i cili u shënua nga Roberto Firminon.

neyar
“Ata folën shumë, tani le të shkojnë në shtëpi. Dua ta uroj të gjithë skuadrën. Gjatë ndeshjes ka momente kur vuani, këto janë ndeshje të vështira dhe Meksika është një skuadër e madhe, por ne treguam se kemi shumë klas. Sulmuesit tonë mund të shënojnë gola sepse ne e dimë që jemi të fortë edhe në mbrojtje”, u shpreh Neymar për gazetarët pasi përfundoi ndeshja. I pyetur për shkeljen që Miguel Layun i bëri në këmbë, Neymar u përgjigj: “Ishte jo e drejtë. Topi nuk ishte në lojë dhe ne ishim jashtë fushes”.