“Ndihem mirë si në aspektin fizik, ashtu edhe atë psikologjik. Disa ndeshje janë më të komplikuara sesa të tjerat dhe për këtë arsye nuk mund të bësh çdo gjë në mënyrën e duhur. Kritikat ndaj meje janë diçka normale. Unë gjithmonë jap më të mirën nga vetja për skuadrën dhe do vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Kam besim në aftësitë e mia, pasi e njoh mirë çdo lëvizje timen. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. E dimë se nuk do jetë aspak e lehtë, por ne kemi një grup të mirë lojtarët, kështu që ndihemi gati për një mbrëmje të madhe.
Çdo ndeshje është një histori më vete. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë të luaj kundër lojtarëve të mëdhenj, apo edhe ndaj klubeve të mëdha, pasi kjo është mundësia më e mirë për të shkëlqyer.
Ndaj Bayernit nuk do jetë aspak e lehtë, sepse ata janë një ekip tepër I fortë. Synimi ynë më I madh është të triumfojmë në Champions League dhe për këtë arsye, duhet të analizojmë me kundes çdo detaj. Champions League është sikurse Kupa e Botës. Kualifikohet skuadra që bën më pak gabime. E dimë shkallën e vështirësisë, por mund të bëjmë mirë, sepse kemi një ekip të mbushur me plot kualitet.
Mbappe? Kylian është një lojtar jashtëzakonisht thelbësor për skuadrën. Kur jemi të gjithë në fushë, ndihemi më të fortë. Uroj që ai të luajë disa minuta sonte, pasi gjendja e tij fizike ka ardhur duke u përmirësuar përgjatë ditëve të fundit.”