Pasi iu rikthye kombëtares me një gol në miqësoren me Kroacinë, 99 ditë pas lëndimit, Neymar ka treguar një anë modeste të karakterit të tij teksa ka theksuar se kurrë nuk do të mund të jetë më i mirë se katër idhujt që ai ka nga përfaqësuesja “Seleção”. “S’kam për të qenë kurrë më i mirë se golashënuesi historik i kampionatit dhe i përfaqësueses braziliane, Pele, kurrësesi më i mirë se tre idhujt e tjerë të mitë, Zico, Romario apo Ronaldo” – tha 25-vjecari Neymar, autor i 54 golave me kombëtaren, 23 më pak se legjenda Pele.
Për këtë pjesë Neymar tha se janë thjesht numra dhe nuk mund t’i eklipsojnë idhujt e mi apo historinë e tyre, për mua rëndësi ka gjithmonë skuadra” – shtoi më tej sulmuesi i PSG, i cili vazhdon të përflitet për një kalim te Reali i Madridit. Luka Modric i ka dhënë mediave goxha arsye për të spekuluar më tej, kjo pasi mesfushori i Los Blancos shkëmbeu fanellën e Kroacisë me brazilianin. Modric tha për mediat se ishte një gjest i thjesht sportiv dhe se të njëjtën gjë kishte bërë edhe me Marcelon. Pyetjes se nëse do të donte që ta kishte Neymarin në një skuadër, ai u përgjigj duke qeshur “le të shohim se çfarë do të ndodhë…” Kaq ka mjaftuar që shtypi spanjoll ta marrë këtë shprehje si një uratë pritjeje nga mesfushori i Realit.