Neymar dhe Mbappe komplikojnë situatën…

Sport

neymar mbappe

E marta rezultoi me lajme të këqija për PSG, në dy ndeshje të ndryshme të cilat rezultuan me rezultat të njëjtë 1-0, kampionët e francës panë t’u lëndoheshin dy yjet kryesore të skuadrës. Neymar e Mbappe nuk i mbyllën dot as pjesët e para në përballjet Brazil-Kamerun dhe Francë Uruguai. Neymar luajti diçka më pak se 8 minuta dhe vuajti një lëndim muskulor pasi lëshoi një goditje drejt portës. Ai u zëvendësua nga Richarlison, i cili rezultoi dhe njeriu i ndeshejs pasi realizoi golin e fitores. Në sfdiën tjetër Francë-Uruguai, Kilyan Mbappe nuk shkoi dot më shumë se minuta e 36-të. Në një aksion përpara portës së Campanas, ai u rrëzua keqazi duke nxjerrë shpatullën.

neymar kylian mbappe psg sco angers 1wzo2pv8q53ma1afibbrm6hzqi

Në vend të tij u aktivizua Thauvin. Ky është një lajm tejet i keq për trajnerin Thomas Tuchel te PSG. Kampionët e francës kanë përpara një ndeshje me Toulouse në kampionat dhe më tej më 28 nëntor luajnë kundër Liverpoolit një sfidë tejet delikate për fatet e kualifikimit nga Grupi C në UEFA Champions League. Tabela e renditjes aktuale sheh të kuqtë në krye me 6 pikë, më pas vjen Napoli me po 6 dhe PSG me 5 pikë. Fakti se Crvena Zvezda fitoi takimin e javës së katërt kundër anglezëve, i ka futur edhe ata në lojë dhe ndeshja e fundit e francezëve është pikërisht kundër këtyre të fundit në Beograd më 11 dhjetor. Nëse lëndimet e dyshes Neymar-Mbappe do jenë serioze, atëherë mund të thuhet se kjo i komplikon fatet e PSG në Champions League.