Newcastle refuzon 15 milionë euro nga Bayern Munich për Trippier

Sport

Newcastle refuzon 15 milionë euro nga Bayern Munich për Kieran Trippier. Synimi i Bayernit është që përgjatë merkatos së Janarit të transferojë një mbrojtës të djathtë në skuadër. Objektivi është gjetur dhe bëhet fjalë për Kieran Trippier, i cili është i lidhur në një kontratë me Newcastle deri në verën e 2025-tës.

Për të siguruar shërbimet e britanikut, Bayerni ka ofruar 15 milionë euro, por kubi anglez nuk e ka marrë në konsideratë një ofertë të tillë dhe si pasojë e ka refuzuar atë. Për ta lënë të lirë lojtarin, anglezët kërkojnë më shumë.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e Bayernit, por është mëse e besueshme që klubi kampion i Gjermanisë të provojë edhe një herë tjetër për Trippier, i cili, ndonëse 33 vjeç, vijon të performojë në nivele të kënaqshme.

Kieran Trippier ishte përforcimi i parë i Neëcastle, që prej kohës kur klubi bardhezi nisi të menaxhohej nga pronarë arabë, e gjithashtu ishte edhe blerja e parë e trajnerit Eddie Howe. Për kartonin e Trippier, Newcastle pagoi rreth 15 milionë euro në arkat e Atletico Madrid.

Sakaq, sa i përket merkatos, Bayern Munich është përforcuar gjithashtu edhe me një tjetër mbrojtës, sikurse është Eric Dier, i cili erdhi nga Tottenham në formën e huazimit deri në fund të sezonit, me mundësi për të luajtur edhe një tjetër edicion në Allianz Arena.