Neuer: Të zbresim në fushë, por me kujdes maksimal

Sport

Pritja prej një kohe rreth dy mujore pa futboll, duket se së shpejti do të marrrë fund. Në Gjermani pritet që ky sport të rifillojë veprimtarinë. Padyshim që vëmendja e lojtarëve do të jetë shumë e madhe. E kujdesi po ashtu duhet të jetë i veçantë. I këtij mendimi është kapiteni I Bayern Munich, Manuel Neuer, I cili së fundi është shprehur se sjellja e lojtarëve në fushë duhet të jetë shembullore ndaj Covid 19-të, sepse sytë do të jenë tek ata në këtë periudhë. Ndërsa sjellja e tyre mund të ndikojë edhe tek futbollistët e tjera që luajnë në kampionate më të dobëta. Në këto kushte, “gardiani” ka kërkuar që masat e kërkuara nga autoritetet përkatëse të zbatohen me mjaft korrektësi. Ndërkohë, tek Bayern, gjatë kësaj kohe që futbolli ka qenë I pezulluar, klubi është kujdesur për kontratat e disa lojtarëve, duke rinovuar kështu për disa vite të tjera, sikurse ndodhi me Thomas Muller, Alphonso Davies, apo së fundi pritet edhe zgjatja e marëveshjes me mesfushorin Thiago Alcantara. Ende në dilemë ka mbetur e ardhmja e Manuel Neuer. Palët prej kohësh nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje të mundshme, për faktin se portieri, tashmë 34 vjeç, kërkon një kotratë 5-vjeçare. Ndërsa klubi duket se nuk është dakord me diçka të tillë. Megjithatë, një rrugë e mesme pritet të gjendet së shpejti. Përsa I përket kampionatit, Bundesliga është ndalur në javën e 25-të, ndërsa Bayern Munich kryeson renditen me 55 pikë, I ndjekur nga Borussia r Dortmund me 51.