Neuer dhe Bayern drejt ndarjes, gjendet menjëherë pasardhësi i portës bavareze

Sport

Manuel Neuer mund të largohet nga Bayern Munich. Diçka e tillë duket mjaft e vështirë për të ndodhur, mirëpo palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar më tej. Tashmë në moshën 34 vjeçare, kontrata e “gardianit” skadon në verën e vitit 2021, ndërsa kërkon që të rinovojë edhe për disa vite të tjera me 5 herë kampionët e Europës. Mirëpo, drejtuesit e klubit, pikërisht në këtë pikë nuk bien dakord, sepse nuk janë të gatshëm për t’i ofruar shtatlartit një kontratë disavjeçare për shkak të moshës së tij. Në këto kushte, mediat në Gjermani kanë fillluar të mendojnë edhe për pasardhësin e tij tek Bayern. Për momentin bëhet fjalë për Marc Andre ter Stegen, me gjermanin që prej vitesh është pjesë e Barcelonës, mirëpo edhe ky i fundit në Camp Nou po has probleme me rinovinin e kontratës. Të presim verën për të mësuar nëse do të kemi një lëvizje konkrete në “aksin” Bavari-Barcelonë.