Nëse Edin Dzeko largohet, Interi ka gati zëvendësuesin e tij

Sport

Edin Dzeko mbetet zyrtarisht një lojtar I Interit deri në fund të Qershorit, ndërsa e ardhmja vazhdon të mbetet mister. Nga ana e tij, sulmuesi është shprehur se dëshiron të vazhdojë me nënkampionët e Europës, ndërsa përgjatë kohëve të fundit, një klub saudit ka treguar një interes për ish-futbollistin e Romës. Konkretisht është Al-Hilal që I propozon lojtarit një kontratë 2 vjeçare të kënaqshme, disa herë më e lartë nga jo që futbollisti përfiton aktualisht në radhët e zikaltërve.

Nisur nga raportimet e mediave përtej detit, mundësia është e madhe që lojtari në fjalë të firmosë, të paktën edhe për një tjetër sezon. Mirëpo, lëkundjet nuk mungojnë. Fakti që Dzeko është 37 vjeç, mjafton për të kuptuar se ai nuk premton shumë, të paktën nga aspekti fizik.

Megjithatë, nëse palët vendosin të ndajnë rrugët, Interi është duke përgatitur terrenin që të sjellë në “San Siro” zëvendësuesin e Dzekos dhe ai është Gianluca Scamaca. Ish-sulmuesi I Sassuolos, prej një viti është pjesë e Ëest Ham United në Angli, por duhet thënë se sezoni I parë I sulmuesit në Londër nuk ka shkuar aspak sikurse duhet.

Pavarësisht kontratës që ka me Hammers deri në 2026-tën, mundësia që Scamaca të largohet nga London Stadium mbetet e madhe. Zikaltërit do të punojnë, që fillimisht, t’I sigurojnë shërbimet e 24 vjeçarit në formën e huazimit, e më pas, në një moment të dytë, të shqyrtojnë mundësinë për të blerë përfundimisht kartonit të tij.