“E dimë kualitetin e kundërshtarit tonë në fazën sulmuese. Çdokush që e dashuron futbollin, arrin ta dallojë këtë element tek kundërshtari jonë. Por ne luajmë në gjysmëfinale të Champions League dhe çfarë prisni të bëjmë? Unë nuk do mendoj për 90 minuta rreth lojtarëve të tyre, por do mendoj mënyrën si do e fitojmë këtë ndeshje. Nga Johann Cruyff kam mësuar se duhet shijuar dhe përgjegjësia në këto sfida. Lojtarët më të mirë në botë I shijojnë momente të tilla dhe kjo është pikërisht arsyeja që ata e fitojnë këtë kompeticion. Nëse e kemi topin nën kontroll, atëherë gjithçka është në ekuilibër. Do kapemi në befasi nga kundërsulmet dhe kjo është e pamundur të mos ndodhë. Nëse mbrojmë ndaj Neymar, Mbappe, Di Maria, Verrati, apo Marquinhos, atëherë ata do e gjejnë një mundësi për të shënuar. Kjo nuk është mënyrë më e mirë për t’u mbrojtur ndaj një skuadre të përbërë me lojtarë të tillë. Jam shumë I lumtur që kemi udhëtuar me klubin në Paris. Duhet të jemi vetvetja dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Unë si trajner I këtij klubi dhe të gjithë ne, jemi shumë entuziastë që po I japim vetes mundësinë për të shkuar në finale”.