“Nëse duam t’i bëjmë gjërat si duhet, atëherë na nevojitet fitorja në këtë sfidë.”; Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool

Sport

“Nuk jemi në një situatë perfekte, por është e qartë se nuk është se do të na ndihmojë njeri. Duhet ta kalojmë. Unë e kam thënë gjithmonë se për sa kohë që kam 11 lojtarë në fushë, atërherë do të luftojmë për gjithçka. Nuk mund të zbresim në fushë me mendimin se do të kemi edhe një mundësi tjetër gjatë ndeshjes së javës së gjashtë. Nëse duam t’i bëjmë gjërat si duhet, atëherë na nevojitet fitorja në këtë sfidë. Kundërshtarët tanë kanë shumë cilësi në organikën e tyre dhe mendoj se kanë mjaftueshëm motivim për të dhënë më të mirën. Të njëjën gjë duhet të bëjmë edhe ne.”