“Në ndeshjen e zhvilluar në Moskë, nuk dhamë dot më të mirën tonë. Mendoj se ndaj Bayern luajtëm shumë më mirë. Por ndaj Atletico-s nuk morëm një rezultat të keq. Nëse do të luajmë të paktën 20 apo 30% më mirë se sa në ndeshjen e parë, atëherë besoj se mund të marrim një rezultat akoma më të mirë. Nëse do të zbresim në fushë duke menduar për një barazim, atëherë është e sigurtë se do të humbasim. Ne besojmë tek fitorja. Na nevojitet disiplinë taktike. Falë ndeshjes së parë, tani e njohim më mirë kundërshtarin. Pra, nuk na falen gabimet dhe ndeshja duhet të jetë e përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, jo vetëm nga unë, por nga të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë.”