Neëcastle kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës

Sport

Neëcastle kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës. Në gjysmëfinale, skuadra e Eddie Hoëe eliminoi Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Pasi kishin fituar 2-0 në Emirates, The Magpies, fituan po me të njëjtin rezultat edhe përpara publikut të tyre, në Saint James Park, me golat e realizuar nga Jacob Murphy dhe Anthony Gordon, nga një për çdo pjesë.

Eddie Hoëe është trajenri i tretë që i shkakton më shumë humbje teknikut Mikel Arteta, plot 5 humbje në të gjitha kompeticionet, pas Pep Guardiolës me 9 dhe Jurgen Kloop me 6.

Neëcastle ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në rezultate dhe për këtë gjë mjafton të përmendim faktin që në 3 edicionet e fundit, kjo është hera e dytë që ata kualifikohen në finalen e Kupës së Ligës. Një arritje e tillë është e barabartë me herët që Neëcastle kishte mundur të kualifikohej në 62 sezonet e mëparshme.

Neëcastle ka plot 70 vite që nuk arrin të fitojë një trofe dhe tashmë këtë herë, në 16 Mars, në Ëembley, ka një tjetër mundësi për t’i dhënë fund një pritjeje kaq të gjatë.

Për të mësuar kundërshtarin e finales, Neëcastle duhet të presë fituesin e çiftit Liverpool-Tottenham.