Në vetëm dy muaj, Antonio Conte refuzon dy herë skuadrën e Napolit

Sport

Në harkun kohor të dy muajve, Antonio Conte refuzon Napolin për herë të dytë. Teska Ëalter Mazzarri nuk po arrin ta orientojë dot skuadrën e kaltër drejt rezultateve pozitive, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka nisur të lëvizë gurët në prapaskenë.

Sikurse bëhet me dije nga mediat italiane, numri një i kampionëve të Italisë, ka kontaktuar sërish me Conten, për ta emëruar atë si trajner të skuadrës. Në tavolinë është një ofertë, e cila përmban një kontratë 3 vjeçare, me 8 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e klubit në merkato, për afrimin e lojtarëve cilësorë. Gjithashtu, është zbuluar, se Napoli do të emërojë njëkohësisht edhe një Drejtor të ri Sportiv, i cii është Gabriele Oriali, me të cilin Conte preferon të punojë.

Madje, presidenti De Laurentiis ka shkuar edhë më tej, duke i dhënë Contes një klauzloë të veçantë në kontratë. Nëse nga kjo fazë, e deri në fund të sezonit, Conte e kupton që nuk duhet të qëndrojë më në krye të Napolit, atëherë është i lirë të largohet nga drejtimi i skuadrës. E, megjithatë, pavarësishtë një luksi të tillë, Conte ka refuzuar. Arsyeja është e thjeshtë. 54 vjeçari është i vendosur për të mos marrë asnjë skuadër në gjysmë të sezonit, pasi kërkon ta ndërtojë gjithçka nga fillimi. Vetëm në mbylllje të këtij edicioni futbollistik, Conte do të mendojë rreth ofertës së Napolit, por në tavolinë, pritet të jenë gjithashtu edhe ofertat e Milanit dhe të Romës, që janë në ndjekje të situatës së trajnerit në fjalë.

Në kushte si këto, në harkun kohor të dy muajve, kjo është hera e dytë që Antonio Conte i thotë “Jo” Napolit, dhe argumenti është i njëjtë; tekniku nuk preferon të emërohet në krye të një skuadre në gjysmë të sezonit, por kërkon që puna e tij të nisë nga vera.

Në një panoramë të tillë, Napoli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë rrugën me Ëalter Mazzarrin, i cili në 10 ndeshjet e para, regjistron vetëm 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Pavarësisht këtyre rezultateve të zymta, në ambientin e Napolit shpresojnë shumë që situata të ndryshojë dhe skuadra të bëjë sa më mirë në kampionat dhe të shkojë sa më larg të mundet në Champions League.