Në prag të ndeshjes me Realin, Roma rigjen Florenzin…

Sport

roma roma
Lajme të mira për Romën. Kostas Manolas, Patrick Schick dhe Alessandro Florenci mund të luajnë në fundjavë dhe pse jo edhe në Champions League kundër Realit të Madridit. Pas ndeshjeve të kombëtareve Manolas dhe Schick vuajtën ndërhyrje të ashpra dhe lanë grumbullimet me lëndime të ndryshme. Greku vuajti një lëndim në kavilje, ndërsa shtatlarti çek qe ankuar për një tërheqje muskulore. Sidoqoftë pasditen e së enjtes në Trigoria morën frymë lehtësisht, pasi ekzaminimet e kryera në Athinë dhe Pragë ishin pozitive. Asnjë tërheqje, apo ndrydhje vetëm një inflamacion i lehtë për Manolas dhe thjesht lodhje muskulore për Schick.

Arsenal transfer news Kostas Manolas 912879

Ndërkohë në anën tjetër, Alessandro Florenzi është rikthyer të stërvitet me grupin pas një problemi me gjurin që pati në fund të muajit gusht. Kështu pas 16 ditësh mungesë dhe 2 ndeshjesh të humbura, zëvendës-kapiteni mund të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Francesco. Te Roma janë optimistë pas kësaj periudhe pauze për klubet. Përpara është një sfidë e vështirë me Realin e Madridit në Champions League, por sezoni i kaluar tregoi se tashmë hendeku me skuadrat e mëdha është më i vogël. Gjithsesi entuziazmi e ka emrin Edin Dzeko, i cili vjen pas një forme të shkëlqyer me Bosnjen me të cilën jo vetëm që shënoi gola, por kaloi pragun e 94 ndeshjeve duke hyrë në histori si lojtari që ka përfaqësuar më shumë kombëtaren e tij.

PatrikSchickRomavChapecoenseFriendlyZK9p8iDM tyl