“Ne po punojmë që të përmirësohemi, por koha nuk na premton.”; Andrea Pirlo, trajneri i Juventus

Sport

“E kam thënë edhe më parë se na nevojitet më shumë përqëndrim dhe dëshirë për të marrë pikët që duam. Edhe kur kalojmë në avantazh në një ndeshje, duhet të shfaqim të njëjtën dëshirë e këmbëngulje si në fillim, në mënyrë që të arrijmë atë që duam. Do të doja të kishim më shumë vazhdimësi me rezultatet dhe paraqitjet tona. Sigurisht që kjo kërkon kohën e vet, sidomos kur formacioni ndryshon shumë, por ky sezon është i tillë. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Kur fiton, çdo gjë është në rregull, ndërsa kur nuk fiton, flitet për probleme që ndoshta as nuk ekzistojnë. Ne po punojmë që të përmirësohemi, por koha nuk na premton. Na duhet rezultate dhe vazhdimësi.”