Në Arabinë Saudite “çmenden” pas Lionel Messit. Ndoshta, bota e futbollit do të ketë mundësi që të shohë edhe një herë tjetër një garë mes Messit dhe Ronaldos. Argjentinasi është në muajt e fundit të kontratës me PSG dhe kampioni i botës më tepër është larg, sesa pranë rinovimit.
Një situatë të tillë po e ndjek më vëmendje klubi saudit, Al Hilal, që sikurse raportohet në mediat ndërkombëtare, është gati t’i ofrojë Messit një kontratë prej 400 mln eurosh në sezon, dyfishin e asaj që Cristiano Ronaldo përfiton aktualisht me Al Nassr.
Nuk dihet se ç’do të rezervojë e ardhmja, por sigurisht që mbi këtë çështje do të vazhdojë të flitet gjatë. Vetë dëshira e argjentinasit është që të mbetet në Europë dhe të luajë ende në nivele të larta. Përgjatë ditëve të fundit, Barcelona është klubi që ka konfirmuar një interes për rikthimin e Messit. Mirëpo, problemet financiare që kanë mbështjellë katalanas, e bëjnë thuajse të pamundur që 35 vjeçari të veshë edhe një herë tjetër fanellën kuqeblu.
Për momentin, Messi është shpallur s ii padëshirueshëm edhe nga tifozët e PSG, të cilët i faturojnë atij një përgjegjësi të madhe në krizën e rezultateve të fundit të skuadrës.