Duket se ka dështuar transferimi i shumëpërfolur i Gareth Bale, nga Real Madrid në klubin kinez si motër të Interit, Jiangsu Suning. Bale dukej sikur do të lëvizte për
te Jiangsu – ndoshta për të shkuar më pas i huazuar tek Interi përderisa dy klubet kanë të njëjtin pronar -. madje në ditët e fundit u përfol se uellsiani kishte rënë
dakord për një pagë prej 22 milionë euro për 3 sezonet e ardhshme me klubin kinez. Megjithatë, befas, media si BBC Sport apo Sky Sports, kanë raportuar se
marrëveshja nuk është hedhur në erë dhe se 30-vjeçari do të qëndrojë në Madrid të paktën për momentin. Mesfushori duhet të ketë kërkuar kohë për të marrë
një vendim, nga momenti që familja e tij nuk është shumë entuziaste për t’u transferuar në Azi. Prandaj do të presë fillimisht se mos vjen ndonjë ofertë joshëse
nga Evropa.
E vështirë duket që uellsiani të mund t’i rregullojë gjërat me trajnerin e Realit, Zinedine Zidane, teksa së fundi ka ardhur edhe një deklaratë e agjentit të lojtarit, i cili i
ka hedhur benzinë zjarrit: “Zidane nuk e pëlqen Gareth, i cili mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk ka marrëdhënie mes tyre dhe nuk ka për të pasur
kurrë”. Qarkullojnë zëra edhe se Bale mund të qëndrojë në “Bernabeu” duke parë dëmtimin në gju të Marco Asension, i cili pritet të humbasë pjesën e parë
sezonit. Gjithsesi, me situtatën e krijuar në marrëdhëniet mes Zidane dhe Bale, duket vërtet e vështirë që uellsiani të pranojë të mbetet ende edhe për shumë
kokë nën urdhërat e teknikut francez.