Ndryshimi i formatit të Champions për 3 vitet e ardhshëm

Sport

formaich
Ishte ideuar. Por vetëm tani në fund të shkurtit, UEFA ka zbardhur zyrtarisht ndryshimet që do të bëhen në formatin e Champions League, duke nisur nga edicioni i ardhshëm. Ndryshimi kryesor (veç orareve që do të jenë dy, 19:55 dhe 21:00) është aksesi direkt i 26 skuadrave në fazën e grupeve, duke u bazuar në renditjen e UEFA-s për Federata në fund të sezonit 2016-2017.
Saktësisht, kualifikohen direkt fituesja e këtij edicioni të Champions League, fituesj e Europa League, si dhe katër skuadrat e para të 4 kampionateve që mbajnë vendet kryesuese në UEFA. Pra, Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia. Këtyre do t’u shtohen 2 skuadra nga Franca e Rusia, që janë të pestët e të 6-tët në renditjen e UEFA-s. Si dhe nga një ekip për vendet nga i 7-ti tek i 10-ti, Portugali-Ukrainë-Belgjikë-Turqi.
Kurioz është fakti që nëse fituesja e këtij viti në Champions League do të jetë e kualifikuar në fazën e grupeve në sajë të kampionatit, postin vakant do ta marrë skuadra kampione e Federatës që renditet e 11-të në klasifikimin e UEFA-s. Kurse nëse fituesja e Europa League do të kualifikohet falë pozicionit në kampionat, atëherë vendi i saj do të zihet nga skuadra që renditet e treta në Francë, përderisa është Federata që vjen direkt pas 4 të parave në ranklistën e UEFA-s. Çdo kampionat mund të ketë maksimumi 5 përfaqësues në fazën e grupeve.
Do të ketë një fazë eleminatore që do të nisë më 25 qershor e do të mbarojë më 29 gusht, por ku do të mungojnë emrat e mëdhenj. Kjo fazë do të ndahet në ‘rrugëtimin e Kampionëve’, e përbërë vetëm me ekipet fituese të kampionateve nga vendi i 11-të e poshtë në renditjen e UEFA-s. E që në fund do të dërgojnë 4 pjesëmarrës në fazën e grupeve. Gjithashtu do të jetë edhe rrugëtimi i skuadrave, që kanë zënë vendet e nderit nëpër kampionatet nga i 5-të deri në të 15-tin në ranklistë. Këto do të kualfikojnë si përfundim vetëm 2 ekipe në fazën e grupeve, që kët vit nis më 18 shtator.

Molgen Balena

Tring Sport