Sezoni i ri në Premier League, pritet të ketë ndryshime në sistemin VAR. Arbitrat tanimë do I marrin më tepër në konsideratë ndërhyrjet e mbrojtësve dhe jo çdo kontakt do cilësohet penallti. Pëprara se të marrin vendim për një ndërhyrje në zonë, ekspertët e teknologjisë së futbollit do analizojnë me kujdesë kontaktin nga ana e mbrojtësit, arsyet e kontaktit, si dhe synimin e tij.
Si rezultat, futbollistët dhe më së shumti sulmuesit, tashmë do jenë më pak të nxituar në rrëzimet e tyre brenda zonës kundërshtare, pasi janë të vetëdijshëm që jo çdo kontakt do konsiderohet 11 metërsh në favor të tyre. Me fjalë të tjera, arbitri nuk do e ndalë lojën për raste të dyshimta, apo episode minimale. Sipas shefit të arbitrimit në Premier League, Mike Riley, kjo qasje do mundësojë një lojë më spektakolare, me lojtarët që do përpiqen të japin maksimumin në fushën e lojës.
Më tej, Riley zbulon gjithashtu se stafi i ekspertëve të arbitrimit po punon edhe për të bërë sa më të lehtë situatën në një pozicion jashtë loje. Sekreti do qendrojë tek vija ndarëse, e cila do jetë me e hollë, çka do mundësojë një pamje më të qartë të momentit, nëse është ose jo në pozicion jashtë loje. Sipas Mike, sistemi VAR nuk duhet të bjerë sërish në grackën e gabimeve të vitit të shkuar, aty ku u anulluan 20 gola si pozicion jashtë loje, por që në fakt nuk ishin të tillë. Sezoni i ri në Premier League fillon në datën 13 gusht, me ndeshjen Brentford – Arsenal.