“Vitin e kaluar patëm një grup shumë të vështirë dhe e nisëm me humbje. Patjetër që barazimi i javës së parë nuk është rezultati ideal, por mendoj se kemi ende shumë rrugë përpara. Nga ajo që kam kuptuar, ndeshjet në trasfertë marrin një tjetër rëndësi kur vjen puna tek llogaritë në fund. Për të gjitha skuadrat, janë këto sfida që bëjnë diferencën. Nuk kam patur shumë njohuri për Krasnodarin më parë, por këto javët e fundit i kam parë me kujdes dhe mund të them se janë një skuadër e kompletuar. Ndoshta ne vijmë si favoritë, por nuk ka për të qenë e lehtë. Duhet të ruajmë përqëndrimin, pasi atyre u mjaton një moment për të ndëshkuar dhe për të marrë kontrollin e lojës.”