Ndoji, vjen goli i parë italian i talentit shqiptar

Sport

emanuele
Vjen goli i parë italian për Emanuele Ndojin. Talenti shqiptar ka arritur të realizojë golin e parë për këtë sezon në Serinë B, pasi i ka dhënë avantazhin e përkohshëm Breshias në takimin e së martës ndaj Frosinones. Pjesëtari i Shpresave që është thirrur edhe nga Kombëtarja e madhe e Panucit, shënoi që në minutën e 9-të, duke festuar për herë të parë me fanelën e klubit të Serisë B italiane. Mirëpo fatkeqësisht nuk ka shërbyer qoftë për të marrë edhe një pikë, pasi takimi është mbyllur me rezultatin 1-2 për Frosinonen. Gjithsesi, lojtari shqiptar është vlerësuar si më i miri në fushën e lojës,m duke marrë notën 8, me arsyetimin:

ndojn

“Bën një superparaqitje. Ka fituar bindje dhe personalitet. Dhe më në fund shënon golin e parë në Serinë B”. Ndërkaq, skuadra e tij Breshia renditet në mesin e tabelës dhe është pa objektiv në ndeshjet e mbetura. Sa i takon pjesës tjtetër të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në “B”-në italianë, as Aliji dhe as Llullaku nuk u aktivizuan titullarë me Virtus Entelën, që barazoi ndaj Askolit, në sfidën direkte të mbijetesës. Ndryshe nga Breshia, skuadra nga Chiavari ka vendosur të mbaj në stol dy futbollistët e Kombëtares. Vetëm gjatë pjesës së dytë është vendosur aktivizimi i Alijit për 30 minuta lojë, kurse Llullaku mbeti në stol për 90 minuta.