Ndoji alarmon Breshian me problemet shëndetësore

Sport

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj ka shqetësuar së tepërmi drejtuesit e Brescias, pas një dëmtimi që ka pësuar gjatë fazës përgatitore të kësaj skuadre. Mësohet se talenti kuqezi ka pasur një problem muskulor, përgjatë njërës prej ndeshjeve stërvitore të zhvilluara përpara nisjes së sezonit të ri. Kaq është dashur që te Brescia të ngrejnë alarmin menjëherë. Megjithëse mbetet ende të mësohet shkalla e dëmtimit të Ndojit e si rrjedhojë, edhe koha që i duhet për rikuperim. Ai është është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës breshiane. Teksa me golat, asistet dhe paraqitjet e tij me nivel kontribuoi jo pak që të ashtuquajturit “Dallëndyshe” të rikthehen pas disa vitesh, në elitën e futbollit italian, Serinë A.