“Ndodhemi në gjysmëfinalen e Champions League dhe kjo është diçka që nuk ndodh përditë.”; Zinedine Zidane, trajner i Real Madrid

Sport

“Duhet të performojmë mirë. Në aspektin fizik, duhet të japim gjithçka që kemi. Kjo ishte ajo që duhet të ndodhte gjatë ndeshjes së kaluar dhe sonte do jetë po kështu. Jam I shqetësuar vetëm rreth faktit se çfarë do të bëjmë me topin. Skuadra është gati. Duhet të zhvillojmë lojën tonë, pasi përpara kemi 90 minuta, ose më shumë. Jemi gati. Ndodhemi në gjysmëfinalen e Champions League dhe kjo është diçka që nuk ndodh përditë. Lojtarët e mi ndihen të përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të nivelit të lartë. Kemi ardhur deri këtu si pasojë e punës së palodhur që kemi bërë dhe falë besimit që na ka karakterizuar falë asaj që kemi dhënë në fushë. Nuk ka asgjë tjetër, pasi në futboll nuk ka mrekulli. Kam një përshtypje pozitive. Jemi të kënaqur që kemi mundësinë të luajmë këtë ndeshje dhe e dimë se çfarë sfide na pret sonte. E dimë se ç’duhet të bëjmë dhe për t’ia dalë mbanë, duhet të japim gjithçka që kemi. Ramos? Nuk mund t’ju them nëse ai do luajë ose jo. Sergio është këtu me ne dhe kjo do të thotë se është mirë. Të kemi kapitenin dhe liderin tonë me vete, është gjëja më e rëndësishme për ekipin tonë”.