Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit italian, Juventus. Ai ësht ënjë nga futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave dhe sigurisht kjo lëvizje, nuk mund të mos kishte efekt në rrjetet sociale të skuadrave përkatëse. Konkretisht, Real Madridit nga ku u largua dhe Juventusit.
Real Madrid tashmë ka humbur me mijëra ndjekës në llogarinë zyrtare në Twitter, ndjekës të cilët i ka fituar Juventusi. Më përpara Reali kishte 32 milionë ndjekës, ndërsa tashmë ka 31 milionë.
Ndërkaq, Juventusit i janë shtuar me rreth 20 % ndjekësit në çdo rrjet social, menjëherë pas trasnferimit të Ronaldos. E nëse këto efekte, janë vënë re vetëm brenda një ditë që lajmi është bërë zyrtar, cilat mendoni se do të jenë efektet e mëtejshme pas trasnferimit të lojtarit më të ndjekur në botë?