Ndeshjet e treta të grupeve të Botërorit, ja llogaritë e ekipeve…

Sport

world cup

Me mbylljen e ndeshjeve të dyta, nga e hëna nis faza e përballjeve ku do të zgjidhen cështjet e kualifikimeve të skuadrave nëpër 5 grupe. Në grupin C, ku Franca është kualifikuar, përballja direkte mes gjelave dhe danezëve vlen praktikisht për skuadrën nordike, të cilës i mjafton një barazim për të dalë si e dyta e grupit. Ndërsa fitorja e Danimarkës do ta ngjiste në vend të parë. Pavarësisht çfarë bën Australia, që ndeshet me Perunë e eleminuar. Australianët shpresojnë vetëm te humbja e Danimarkës, natyrisht shoqëruar me një fitore të tyre me gola kundër Perusë.Tre skuadra, Argjentina, Nigeria dhe Islanda luajnë për një vend në grupin D. Messit me shokë i mjafton të fitojnë ndaj Nigerisë dhe Islanda të mos bëjë të njëjtën gjë ndaj Kroacisë së kualifikuar, për të avancuar më tej. Por nëse argjentinasit thyejnë nigerianët dhe Islanda fiton me Kroacinë, do të jetë vendimtare diferenca e golave: aktualisht është -3 për Argjentinën dhe -2 për islandezët. Por një shans për të kaluar më tej e kanë edhe nigerianit, nëse mposhtin Argjentinën, ose nëse barazojnë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë.

world cup 2018
Vëmendja në grupin E është tek sfida Brazil-Serbi, ku një fitore e Selesaos i kualifikon direkt, po ashtu si edhe Zvicrën, cfarëdo që të bëjë skuadra e Xhakës dhe Shaqirit kundër Kosta Rikës. Serbët i mban në lojë vetëm një barazim, me humbjen e njëkohsishme të zviceranëve. Gjithsesi, suksesi i Zvicrës do të mjaftonte për t’i dërguar më tej, njësoj si barazimi, nëse Serbia nuk fiton me Brazilin.Më ndërlikuar duket situata në grupin e Gjermanisë, që do të kualifikohej thjesht duke fituar me më shumë se 1 gol diferencë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Mesika e Suedia e mbyllin në barazim. Por edhe nëse barazon dhe njëkohësisht suedezët humbasin me meksikanët. Kurse nëse Suedia fiton me Meksikën, atëherë tre skuadra shkojnë me 6 pikë dhe vendos golaverazhi i përgjithshëm e më pas rezultati i sfidave direkte. Në grupin H, Japonisë dhe Seneglit do t’u mjaftonte nga një barazim nëpër takimet e tyre repsektivisht ndaj Polonisë dhe Kolumbisë. Ndërsa kolumbianëve u duhet patjetër suksesi ndaj Senegalit, për të prerë biletën.I vetmi grup për t’u luajtur që praktikisht i ka zgjidhur të kualifikuarat, është G-ja, me Belgjikën dh Anglinë që luajnë vetëm për vendin e parë.