Ndeshja me Serbinë, Arbitrazhi Sportiv: Shqipëria fiton! Merr 3 pikët

Sport

daioly

Pritja e gjatë mori fund; Shqipëria fiton 3 pikët në ndeshjen me Serbinë. Ky është një vendim i rëndësishëm dhe njëkohësisht historik për Shqipërinë e futbollit.  Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur t’i japë tri pikë Shqipërisë, pasi Federata Serbe dështoi në menaxhimin e eventit sportive, çka sanksionohet nga kodi sportiv i UEFA-s.

Këtë të premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha verdiktin e saj në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar. Ky është vendimi përfundimtar dhe tashmë asgjë nuk mund ta ndryshojë.

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët mësuan se ka vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për gjenocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit.