“Ndeshja e sotme do të tregojë se sa kanë mësuar skuadrat nga takimi i parë”; Jindřich Trpišovský, trajneri i Slavia Praha

Sport

“Ndeshja e sotme do të tregojë se sa kanë mësuar skuadrat nga takimi i parë. Duhet të kuptojmë se për të bërë përpara, duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj se asnjë nga skuadrat nuk ka treguar më të mirën e mundshme, prandaj nuk mund të bësh parashikime. Pas ndeshjes së parë, nuk mund të thuash as nëse njëra skuadër është favorite ndaj tjetrës. Midtjylland tregoi se kishte një forcë të madhe fizike dhe mund të ishte mjaft e rrezikshme me daljet e shpejta. Duke qenë se të dyja ekipet kanë mbrojtje shumë të mira, mendoj se pikërisht aty do të vendoset edhe fati i ndeshjes. Ajo skuadër që do të gabojë më pak, do të ketë edhe më shumë mundësi për të kaluar më tej.”