Ndër më të mirët e sezonit, Chelsea kërkon lojtarin e Interit

Sport

Ndonëse ka vetëm një sezon në radhët e Interit, Andre Onan aka arritur të kthehet menjëherë në lojtar kyç të Interit. Puna e mirë e gardianit mes dy shtyllave, ka tërhequr vëmendjen e klubeve me peshë të kontinentit dhe një prej tyre është Chelsea.

Sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, Blutë e Londrës janë të interesuar për kamerunasin dhe për ta transferuar atë në “Stamford Bridge”, kanë gati një plan. Madje, delegatë të klubit londinez, do të jenë të pranishëm në “San Siro” për ndeshjen që Interi do të luajë ndaj Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Onana do të jetë nën vëzhgim nga emisarët anglezë, megjithëse përgjatë sezonit, ai ka treguar një nivel me të vërtetë të lartë dhe ka një rol kyç në kualifikimin e Interit në gjysmëfinalen e Champions League, kështu që për aftësitë e tij, ka pak dyshime.

Sa i përket ofertës së Chelsea, ajo ende nuk bëhet e ditur, të paktën sa i përket aspektit financiar. Gjithësei, për ta zbutur shifrën e 40 mln eurove që Interi kërkon për të lënë të lirë Onanan, londinezët janë gati të përfshijnë në operacion edhe portierin e tyre, Kepa Arrizabalaga, që në sezonet e fundit e ka humbur rolin e protagonistit në “Stamford Bridge”.