Ndahet pas 12 vitesh, zbulohet e dashura e re e futbollistit shqiptar!

Sport

behrami
Valon Behrami ka vetëm një muaj që është divorcuar nga bashkëshortja e tij Elena Bonzani. Madje lajmi është bërë i ditur nga çifti pak ditë më parë. Ata përveç 12 viteve martesë, kanë edhe dy vajza të së bashku. Megjithatë, tashmë secili prej tyre ka marrë drejtimin e vet.

 

A post shared by Valon Behrami (@valonbera) on Sep 2, 2017 at 2:28am PDT

Valoni u përfol disa herë për një lidhje të re, por ka qenë pikërisht partnerja e tij e cila nëpërmjet një statusi ka konfirmuar zërat që qarkullonin rreth jetës personale të futbollistit. 33 vjecari është duke jetuar një romancë të re, me skiatoren zviceriane Lara Gut. “Me valonin kam përjetuar fuqinë e të qenit së bashku. Kam përjetuar ndjenjën më të bukur kur një person qëndron pranë teje, të merr përdore dhe nuk të lë kurrë vetëm. Ai është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë,” ka shkruajtur Lara.

lara