Pronari i Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha dhe 4 persona të tjera janë ndarë nga jeta pasi helikopteri i pronarit të klubit u përplas pranë stadiumit King Power. Një i afërm i miliarderit ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa prej orësh të tëra nuk dihej nëse ai jetonte ose jo. Dy pilotët si dhe 2 persona të tjerë sipas raportimeve të mediave angleze janë ndarë nga jeta gjithashtu.
Helikopteri shfaqi probleme teknike gjatë ngritjes në ajër, ndërsa siç raportohet, piloti zgjodhi vetë atë pjesë të stadiumit për të shmangur një numër të madh viktimash. Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e 61-vjeçarit, ndërsa shumë tifozë të Leicester kanë mbajtur homazhe para klubit.