Futbollisti i ekipit të Amerika de Kali në Kolumbi, Alehandro Penaranda Trujillo, është vrarë ditën e sotme në qytetin e ti. Ai është qëlluar me armë zjarri në mesditë, rreth orës 12:40, pasi po largohej nga shtëpia e shokut të tij.
Sipas dëshmitarëve, vrasja është bërë për një femër, të cilën e kishte njohur në klub. Vrasësi i cili fillimisht e ka pyetuar për atë femrën, sipas dëshmitarëve, është afruar me motorr pranë viktimës dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.