Russell Westbrook ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e madhe që Oklahoma arriti me rezultatin 107-99 ndaj Utah Jazz. Lideri i Thunder shënoi plot 45 pikë, 7 asiste dhe 15 zotërime të topit nën tabelë dhe së bashku me Paul George, i cili e mbylli takimin me 34 pikë, arritën të realizonin një përmbysje spektakolare ndaj Utah Jazz. Deri në periodën e tretë të ndeshjes, Utah e udhëhequr nga i riu Donovan Mitchell kishin një avantazh prej plot 25 pikësh dhe dukej se skuadra e Jazz po shkonte drejt kualifikimit për në çerekfinale, por shpërthimi i dyshes Westbrook-George ngushtoi diferencën e serisë në 3-2, duke mbajtur ende gjallë shpresat e Oklahomas për kalimin në fazën tjetër.
Houston Rockets ndërkohë janë skuadra e radhës në perëndim që ka siguruar çerekfinalet e këtij viti në NBA. Teksanët mposhtën 122-104 skuadrën e Minnesota Timberwolves, në një sfidë ku zviceriani Clint Capela shkëlqeu me 26 pikë të shënuara dhe 15 zotërime të topit nën tabelë. Kurse ylli i Rockets, James Harden realizoi 24 pikë dhe 12 asiste.