NBA, Westbrook me “Triple-Double” udhëheq Oklahoman

Sport

Oklahoma City Thunde

Oklahoma City Thunder kane marre nje fitore te rendesishme 121-114 perballe Memphis Grizzlies.
Paul George ishte shenuesi me i mire per Oklahoman, me 28 pike, po aq sa edhe Harrison i Memphis. Megjithate, ylli i mbremjes ishte Russel Westbrook, qe realizoi nje tjeter “triple-double”, te 17-in ne kete sezon dhe te 95-n ne karriere. Lideri i Thunder shenoi 23 pike, 15 asiste dhe fitoi 13 duele per topin nen tabele. Ne kete menyre, Westbrook i afrohet numrit 3 ne historine e NBA, per sa i perket kesaj statistike. Jason Kidd e ka mbyllur karrieren me 107 “triple-double”, numer qe mund te kalohet pa problem nga ana e Westbrook duke pare rendimentin e ketij te fundit. Oklahoma me kete fitore mban vendin e 5 ne Konferencen e Perendimit, ndersa Memphis regjistron tashme 7 humbje radhari dhe mbeten larg gares per zonen play-off.
Ne ndeshjet e tjera, Houston Rockets mposhti 100-91 Sacramento Kings, dhe kane marre kryesimin e tabeles ne Perendim, pas humbjes 123-117 te Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers.
Ne Lindje, Toronto Raptors vazhdon te udheheqe, duke arritur triumfin e radhes perballe Chicago Bulls me rezultatin 98-122, ndersa zhgenjen serish Boston Celtics, qe u munden 119-129 nga Los Angeles Clippers.