NBA, Washington mund Golden State-in, lëndohet Kevin Durant

Sport

 

nbaweb

Golden State Warriors u mund të martën nga Washington Wizards 112-108, por Kevin Durant ishte humbja më e madhe për ta. Vetëm 1 minutë e 33 sekonda dhe pikëshënuesi më i mirë i nënkampionëve të NBA-it, pësoi një lëndim të rëndë në gju. Lëndim që e detyroi të largohej nga parketi duke çaluar. Gjithcka ndodhi kur shoku i tij i skuadrës Zaza Pachulia u rrëzua duke i zënë këmbën. Durant, i cili tre vite më parë ishte MVP-ja e NBA-it, u transferua këtë sezon te Warriorsat sipas një kontrate që kapi shifrat e 55 milionë dollarëve. 28-vjecari, më parë ka luajtur për Oklahomën, me të cilën në 8 sezone radhazi mbajti një mesatare prej 27 pikësh për ndeshje. Falë këtij rendimenti ai ka gëzuar 4 herë vlerësimin si pikëshënuesi i sezonit. Sipas njoftimit zyrtarë nga skuadra e Golden State, Durant do t’i nënshtrohet një skaneri për ta saktësuar edhe më shumë natyrën e lëndimit. Sidoqoftë për të druhet më e keqja. “Jam gjithmonë i frikësuar kur shoh skena të tilla, pasi asnjëherë s’i dihet fiks se çfarë lëndimi mund të kesh pësuar” – tha trajneri i Warriorsave Steve Kerr pas takimit. “Nuk e pash fiks se si ndodhi, ishte shumë shpejt, por nga reagimi mu duk se nuk ishte dicka e lehtë, uroj që mos të ketë ndonjë gjë serioze” – tha Stephen Curry. Golden State kryeson Konferencën e Perëndimit me 50 fitore në 60 ndeshje, por humbja e Kevin Durant mund t’i kushtëzojë shumë vazhdimësinë e sezonit, pasi as Curry, nuk po kalon një moment të mirë.