Golden State Warriors është skuadra kampione e NBA. Ekipi nga San Francisco mposhti në finale e 6-të Bostonin në “TD Garden” të Masacussets-it me rezultatin 103-90 duke siguruar triumfin përfundimtar me shifrat 4-2 me ndeshje. Titulli i 4-ët në 7 sezonet e fundit për Warriros, titulli i 4-ët për trajnerin Kerr, për lojtarin që u shpall MVP i finaleve Steph Curry-n dhe po ashtu 4 unaza për Klay Thompson , Draymond Green e Andre Igouadalen.
Një triumf madhështor për një ekip që dy vite më parë me largimin e Kevin Durant dhe dëmtimet e rënda të Thompson u duk se e kishte mbyllur ciklin duke përfunduar një herë në vendin e fundit në perëndim dhe herën e dytë nuk kaloi dot as përtej “play-in”. Është suksesi i madh i një dinastie, i një ekipi që diti të ringrihej në këmbë dhe që i’a doli ndoshta në të vetmen herë ku nuk projektohej si finalist. Një arritje që nuk erdhi vetëm falë yjeve e veteranëve, erdhi edhe falë përmirësimit të jashtëzakonshëm të Andrew Wiggins e Jordan Poole, pa harruar Gary Payton i cili gjatë gjithë karrierës kishte notuar mes NBA dhe G-Leagues gjithmonë nën hijen e babait, por tashmë ai e ka unzaën e tij mëse të merituar. Ndeshja që i dha fund serisë pa Bostonin ta niste me parcialin 14-2, megjithatë Golden State reagoi dhe e mbylli periodën e parë në avantazh. Në fraksionin e dytë Warriors injektuan “motorin turbo” dhe falë Curry, Poole e Thompson por edhe mbrojtjes së Green shkuan në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e 21 pikëve. Pavarësisht epërsisë ndeshja nuk u mbyll sepse Celtics u afruan dhe perioda e fundit nisi me 10 pikë avatazh për Warriors. Në segmentin e fundit u ngjit në piedestal MVP i finaleve Steph Curry duke u shfaqur i mrekullueshëm, 34 pikë gjithsej dhe lojtari vendimtar i kësaj serie, 18 për Wiggins e 15 për Poole. Për Bostonin nuk mjaftuan 34 pikët e Brown teksa Tatum vijoi të vuante markimin e Wiggins duke e mbylur me vetëm 13 pikë. Titulli i 7-të për Golden State, një skuadër që e ka gdhendur përfundimisht emrin në historinë e basketbollit amerikan.