NBA, Toni Parker largohet nga Spurs, Carmelo Anthony ndryshon mendje

Sport

toni
Merkato në NBA këtë verë po bëhet gjithnjë e më interesante. Pak ditë pasi u lajmërua se Carmelo Anthony do të rinovonte me Oklahoma City Thunder, ka ardhur lajmi se veterani tashmë është vënë në kërkim të një skuadre tjetër. Duket se presioni i lartë i tifozëve të Oklahomës për mosrinovimin me të, të paktën jo me kushtet financiare të pretenduara nga Anthony, ka bërë që 34-vjeçari të ndryshojë mendje. Sipas mediave amerikane, dy skuadra mendohet të jenë të interesuara më së shumti për firmosjen me Anthony, Miami Heat dhe Los Angeles Lakers.

carmelooo

Favoritë mendohet të jenë kalifornianët, që pas nënshkrimit me LeBron James do të kërkojnë shërbimet e një organizatori veteran për t’i dhënë eksperiencë skuadrës. Ndërsa në Teksas, pas 17 sezonesh, Tony Parker ka vendosur të largohet nga San Antonio Spurs. Basketbollisti francez, tashmë 36-vjeçar do të transferohet tek skuadra e Charlotte, ku ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me pagë 10 milionë dollarë në sezon. Parker ka mbërritur në NBA në vitin 2001 dhe gjatë këtyre 17 sezoneve ka luajtur vetëm me San Antonio, duke fituar edhe 4 tituj kampionë. Largimi i tij nga Spurs është quajtur nga shumë specialistë dhe ish-lojtarë të NBA si fundi i “një epoke të artë” për skuadrën teksane.