NBA, Tejtum nuk lejon Majemin që ta mbyllë serinë me Bostonin

Sport

Ndryshe nga Perëndimi, finalja e Konferencës së Lindjes nuk mbyllet me “sëeep”. Edhe pse Majemi e kishte dërguar serinë në 3-0, Bostoni ia doli të fitojë sfidën e katërt 116-99, pikërisht në Kaseya Center të Floridas. Një reagim që pati si protagonist kryesor Xhejson Tejtum, autor i 33 pikëve, 11 ribaundeve dhe 7 asisteve. Pa harruar as që u ndihmuan edhe nga 5 shokë të tjerë të skuadrës që shënuan një kuotë 2shifrore pikësh, mes të cilëve spikatën Jaylen Broën me 17 e Derrick Ëhite me 16. Për Hits këtë radhë nuk mjaftuan 29 realizimet e Butler, e as ato 17 të Gabe Vincent dhe 16 nga pankina të Caleb Martin.

Diferenca u bë në periodën e tretë, kur në fillim Hits ishin 9 pikë avantazh por në atë moment doli në pah Tejtum, i cili ndizet gjithmonë kur flitet për ndeshje vendimtare. Ai ishte njeriu që fiksoi rezultatin e pjesëshëm 18-0 gjatë atij fraksioni. Ndërkohë që 25 pikë të tij erdhën pikërisht në 24 minutat finale të ndeshjes. Pa llogaritur që 40 nga 66 pikët e fundit të Bostonit mbajnë në një mënyrë apo në një tjetër, firmën e numrit 0 të Boston. Tatum është tashmë një nga dy lojtarët e historisë së Celtics që ka më shumë ndeshje të Playoff, plot 16, me +25 pikë te realizuara, +10 ribaunde dhe +5 asiste. Më shumë se ai ka vetëm Leri Bërd, 26 ndeshje.Kështu Boston e dërgon gjithcka në ndeshjen e 5-të, që luhet në harkun e 48 orëve. Dhe historia e kësaj sfide ende nuk është mbyllur, me Majemi që do të kërkojë t’i japë fund tashmë në parketin e TD Garden të Masachusets.