NBA, SUPER-LILLARD I JEP FITOREN MILOUKIT

Sport

Një super Damian Lilard përuroi aventurën e tij të re me fanelën e Miluokit, përmes një një paraqitjeje prej 39 pikësh, duke udhëhequr Bucks në fitoren 118-117 ndaj Filadelfias. Ish-ylli i Portland Blejzers, i ardhur gjatë kësaj vere tek Bucks, ishte i papërmbatjshëm në fraksionin e katërt, kur firmosi të gjithë aksionet vendimtare, duke mos i dhënë mundësi reagimit Embid me shokë. Kështu, Lilard shkruajti edhe një faqe të historisë, duke u bërë debutuesi më efikas i historisë së Miluoki, pasi askush më parë nuk kishte shënuar 39 pikë, 8 ribaunde dhe 4 asiste që në ndeshjen e parë. Ai realizoi edhe paraqitjen e 4-t më të mirë të historisë së NBA për një lojtar në debutim me skuadrën e re.

Me Beal e Booker të dëmtuar, vetëm Durant nuk i mjaftoi Finiks për të dalë mbi Lajerkësat, në ndeshjen tjetër që u luajt të premten dhe u fitua nga skuadra nga Los Angeles. Te kalifornianët Lebron James u shfaq shpërthyes sidomos në fraksionin e fundit të lojës e sidomos në 4 minuta finale, duke shënuar 21 pikë në total.  Ai iu afrua triple-doubnle, e mbi të gjitha kombinoi disa herë mjaft mirë me yllin tjetër të Lejkërs, Antonhy Davis, që ishte më i miri i skuadrës së tij me 30 pikë, 13 asiste dhe 3 ribaunde. Nga Ana tjetër Kevin Durant provoi më kot të përballojë kalifornianët me një paraqitje madhështore, prej 39 pikësh, 11 ribaundesh, por kaq nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Durant mund të ngushëllohet me vendin e 12-të në renditjen e të gjitha kohërave të shënuesve të NBA, duke kaluar ikonën Hakim Olazhuon.