Stephon Castle është përzgjedhur si lojtari ‘debutues’ më i mirë i viti në NBA. 20-vjeçari i San Antoni Spurs ia ka dalë mbanë të mposhtë konkurencën e disa lojtarëve të rinj për të siguruar këtë vlerësim, që vjen për të dytin vit radhazi tek skuadra nga San Antonio.
Edhe pse ishte zgjedhja e katërt e ‘draft’-it të kaluar, Castle ka dhuruar paraqitje shumë të mria në radhët e Spurs, duke u shndërruar në një lojtar kyç e që mund të rezultojë vendimtar në projektin që në qendër ka gjithmonë gjigandin francez, Victor Ëembenyama. Pikërisht ky i fundit ishte ai që kishte fituar këtë çmim gjatë sezonit të kaluar, e që tani pasohet nga ana Castle. Ky, është një tregues i mirë se gjërat për Spurs po ecin sipas planeve të drejtuesve të skuadrës. Në total, kjo është hera e kartët që një Spurs fiton vlerësimin si lojtari debutues i vitit. Veç Castle dhe Ëembenyama-s, këtë çmim e kanë marrë edhe legjendat e NBA, Tim Duncan dhe David Robinson.
Sa i përket këtij sezoni, Stephon Castle ka zbritur në parket në 81 ndeshje, me një mesatare prej thuajse 15 pikësh, 4 ribaundesh e po aq asistesh, qw mjaftuan pwr tw fituar konkurencën e Zaccharie Risacher të Atlanta Hawks, i cili ishte favorit në pjesën më të madhe të sezonit të rregullt për të marrë vlerësimin, kurse në vendin e tretë u rendit Jaylen Wells i Memphis Grizzlies. Castle grumbulloi 482 vota, duke patur një distancë të konsiderueshme me Risacher të vendit të dytë, teksa pas Wells, renditja vijoi me Alex Sarr të Wizards, Zach Edey të Grizzlies, Kel’el Ware të Miami Heat, Buzelis i Chicago Bulls dhe Jared McCain i Sixers.