NBA, Sixers ‘dërrmohen’ nga Celtics, Phoenix nuk e ndalin as Clippers

Sport

Philadelphia 76ers shihet tashmë si pretendentë kryesorë për t’u shpallur kampionë të NBA, pas afrimit të James Harden nga Brooklyn Nets. Por së fundmi, lotjarët e Doc Rivers kanë marrë një goditje të rëndë nga Boston Celtics, që i shkatërruan me rezultatin final 135-87. Takimi nisi shumë mirë për Celtics, që morën një avantazh prej 10 pikësh brenda periodës së parë. Ky avantazh do të thellohej në 12 minutat e dyta të sfidës, në 27 pikë në total. Nga aty, gjërat morën tatëpjetën për Philadelphia-n, që nuk gjeti as një Embiid në formë e tij të zakonshme. Kamerunasi shënsoi vetëm 19 pikë, 13 prej të cilave nga gjuajtjet e lira. Ndërkohë tek Boston shkëlqeu sërish dyshja Jaylen Broën – Jayson Tatum. I pari e mbylli si shënuesi më i mirë, me 29 pikë, teksa Tatum kompletoi një ‘double-double’ me 28 pikë e 12 ribaunde.

Ndryshe nga Embiid, ka bërë si duhet rolin e liderit Giannis Antetokounmpo, i cili riktheu tek fitojra Milëaukee Bucks, pas një ndeshjeje emocionuese me Indiana Pacers, e mbyllur me rezultatin 128-119. ‘The Greek Freak’ dominoi lojën me 50 pikë e 14 ribaunde, duke lënë pas një paraqitje të madhe nga Buddy Hield, një nga lojtarët që iu bashkua së fundmi Indianës e që shënoi një rekord personal me 36 pikë.

Nuk ndalen ndërkohë ata të Phoenix Suns. Pasi mposhtën Golden State Warriors, Los Angeles Clippers tentuan të surprizonin edhe ndaj kryesuesve të ‘Konferencës së Perëndimit’. Por Suns ia dolën të mbanin lojën nën kontroll, duke triumfuar me rezultatin final 103-96. Devi Booker ishte shënuesi më i mirë i takimit me 26 pikë, duke lënë pas vetes veteranin e Clippers, Marcus Morris Sr, me 23 pikë. ‘Double-double’ për Chris Paul dhe DeAndre Ayton, që vazhdojnë të shfaqen si dy elementë të pazëvendësueshëm për Suns. Paul realizoi 17 pikë e 14 asiste, ndërsa Ayton u ndal në 12 pikë e po aq ribaunde.

Sfidë tensionuese ishte ajo mes Minnesota Timberwolves dhe Charlotte Hornets, e cila shkoi deri në shtesë. Minnesota ia doli të triumfonte 126-120, falë një super Karl-Anthony Towns me 39 pikë e 15 ribaunde. Tek Hornets u përpoqën të reagonin Bridges, Rozier dhe LaMelo Ball, që të tre së bashku realizuan në total 75 pikë, por Towns i Minnesota gjeti mbështetjen e shokëve të tij të skuadrës, si D’Angelo Russell apo McDaniels, duke siguruar fitoren numër 31 për këtë sezon për Timberwolves, të cilët mbeten në luftën për zonën ‘play-off’.

Në takimet e tjera, Atlanta Hawks mposhtën 124-116 Cleveland Cavaliers, në një sfidë ku shkëlqeu Trae Young me 41 pikë. Dallas Mavericks bënë surprizën duke kaluar 107-99 Miami Heat, teksa vijojnë rrugën e fitoreve ata të Memphis Grizzlies, që mposhtën 121-109 New Orleans Pelicans.