NBA, shkëlqen Jrue Holiday, por Lillard i jep fitoren Portland!

Sport

pel

Ka dhuruar emocione të mëdha përballja direkte për zonën “play-off” mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 103-107.
Jrue Holiday dhuroi një performancë të shkëlqyer duke realizuar edhe “triple-double” e parë për këtë sezon me 21 pikë, 11 asiste dhe 11 zotërime të topit nën tabelë.

new

Gjithësesi, shënuesi më i mirë për New Orleans ishte sërish Anthony Davis, që veç 36 pikëve të shënuara, fitoi edhe 14 duele për topin nën tabelë. Por asnjëri prej tyre nuk ia doli t’i dhuronte fitoren skuadrës se Pelicans, teksa panë t’u përmbysej gjithçka nga Damien Lillard. Ylli i Portland realizoi 41 pikë, 6 asiste dhe 9 zotërime të topit nën tabelë, duke dërguar skuadrën e tij vetëm nje hap larg kualifikimit drejt fazës tjetër.