NBA, Sezoni i rikthimeve; ja yjet që kthehen të luajnë pas një mungese të gjatë dhe si ndryshojnë hierarkitë

Sport

Nga Kawhi Leonard tek Zion Williamson e Ben Simmons… Lista e lojtarëve që kanë munguar përgjatë sezonit të shkuar të NBA është shumë e gjatë. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve të elitës së basketbollit kanë vuajtur dëmtime të rënda dhe kanë sakrifikuar një sezon të tërë për t’u rikthyer në formën e duhur. 2022/2023-shi do të shohë shumë rikthime të rëndësishme në parket, që do të ndikojnë jo pak tek skuadrat respektive apo edhe tek hierarkitë e atyre që cilësohen si pretendentë. Kawhi Leonard mbetet padyshim emri më i madh që të gjithë tifozët mezi presin ta shohin në parket. Leonard mungon që nga faza ‘playoffs’ e 2021-shit dhe rikthimi i tij shndërron skuadrën e Los Angeles Clippers në favorit të mëdhenj për të triumfuar në ‘Konferencën e Perëndimit’. Leonard do t’i bashkohet një tjetër emri të madh, Paul George, i cili bëri rikthimin e tij nga dëmtimi në fundin e sezonit që lamë pas. Ndërkohë që pjesë e kalifornianëve është bërë edhe John Wall. Ky u transferua si lojtar i lirë nga Houston Rockets dhe ndryshe nga pjesa tjetër e kësaj liste, Wall nuk luajti përgjatë 2021/2022-shit, jo për arsye dëmtimi, por thjesht sepse nuk ishte në planet e skuadrës teksane.

Një rikthim me peshë pritet të jetë ai i Jamal Murray tek Denver Nuggets. Murray mungon prej 1 viti e gjysmë, duke e lënë të vetëm Nikola Jokic, që e ka bërë detyrën e tij me skaudrën nga Kolorado. Nëse Jamal Murray do të kthehet të luajë në të njëjtat nivele si përpara dëmtimit të rëndë në gju, atëherë ai dhe Jokic do të jenë pretendentë seriozë për fazën ‘playoffs’.

James Wiseman nuk luan një ndeshje të NBA që nga 11 prilli i 2021-shit. Zgjedhja e dytë në ‘Draft’-in e 2020-ës shihet si një nga lojtarët më të talentuar tek Golden State Ëarriors, që bashkë me petkun e kampionit në fuqi, do të shohin rikthimin edhe të një lojtari që di të bëjë diferencën në rolin e tij.

Neë Orleans Pelicans befasuan me ecurinë e tyre në fundin e sezonit të shkuar dhe gjithçka u arrit pa yllin kryesor të ekipit, Zion Williamson. Edhe pse ka disa javë që Williamson është rikthyer në stërvitje, ai është kritikuar për formën fizike. Zion ka bërë një puën të madhe gjatë kësaj vere për të qenë në formë ne duhur dhe për të bërë Pelicans ‘një kockë të fortë’ në ‘Konferencën e Perëndimit’.

Misteri më i madh që do të zbulohet është ai i Ben Simmons. Australiani u transferua me bujë nga Philadelphia 76ers tek Brooklyn Nets por nuk luajti asnjë minutë nga sezoni i shkuar. Paraqitja e tij pritet të jetë vendimtare për të kuptuar se deri ku mund të shkojnë objektivat e skuadrës njujorkeze.