NBA, RIKTHEHEN TE FITOJNE LAKERS, HUMBET PHILADELPHIA

Sport

Los Angeles Lakers pas disfatës nga Philadelphia 76ers, u rikthye të fitojë, pasi mposhti Detroit Pistons me rezultatin 107-133. D’Angelo Russell ishte udhëheqësi i Lakers, pasi regjistroi 35 pikë dhe 9 asiste, ndërsa u dallua edhe Anthony Davis me 28 pikë dhe 16 ribaunde, pa harruar as Lebron James që shënoi 25 pikë.   Ndërkohë që zhgënjeu Philadelphia, që u mposht 124-114 nga Neë Orleans, në një ndeshje që ishte me rivalitet tepër të lartë. Maxey realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Uilliamson me 33 pikë. Fitimtarë dolën edhe Clippers, që falë 34 pikëve të Leonard dhe 26 të Harden, mundën 131-117 Sacramento Kings. Gjithashtu, buzëqeshin edhe kanadaezët e Toronto, pasi gjunjëzuan 112-105 Phoenix Suns, në një sfidë të pati ekuilibër deri në fund. Diferencën e bëri kolektiviteti i ekipit vendës me 6 lojtarë, të cilët shënuan mbi 13 pikë. Kampionët e Denver mundën 134-124 Houston dhe vijuan serinë e fitoreve, teksa Nikola Jokic u bë protagonist me realizimin e 32 pikëve, 10 riboundeve e 15 asisteve, ndërsa jo pak vendimtar ishte edhe Porter me 30 pikë. Ndër sfidat e tjera, Orlando mposhti 139-120 ëashingtonin, ku diferencën në parket e bëri ëagner me 31 pikë.