NBA/ Philadelphia siguron gjysmëfinalen në Konferencën e Lindjes

Sport

Philadelphia 76-ers është skuadra e parë e Konferencës së Lindjes, që ka siguruar biletën në gjysmëfinale të fazës play-off. Skuadra e Doc Rivers e pati shumë të thjeshtë ndaj Brooklyn Nets, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Madje, në ndeshjen e fundit, 76-ers, arritën të fitonin  96-88, edhe pa një prej armëve të tyre më të forta, Joel Embiid, I cili mungoi për shkak të një dëmtimi në gju.

E kualifikuar në gjysmëfinale, Philadelphia po pret aty fituesin e çiftit, Boston Celtics-Atlanta Haëks. Për momentin, është Bostoni që po kryeson përballjen, me rezultatin 3-1. Atlanta u përpoq ta ngushtonte diferencën në ndeshjen e 3-të, porn ë të 4-tën u mposht sërish, 129-121. Double-Double-I prej 35 pikësh, e 15 asistesh, I Trae Young rezultoi I padobishëm për Atlantan, me basketbollistin në fjalë që e mbylli si më produktivi I parketit.

Në anën tjetër, rezultuan më të dobishme pikët e Jaylen Brown dhe Jason Tatum, me të dy personazhet në fjalë, shënuan nga 31 secili.

Në përballjen e çiftit tjetër, Miami Heat po kryeson 2-1 ndaj Milwaukee Bucks. Pas barazimit në 2 ndeshjet e parë, Heat u rikthye në epërsi, duke fituar të radhës, 121-99. Të udhëhequr nga Jimmy Butler, Heat arritën ta administronin mirë rezultatin, duke e kryesuar sfidën në çdo periodë të saj.

Në dy sfidat e fundit, Bucks kanë qenë pa armën e tyre më të fortë, Giannis Antetokounmpo, I cili po vuan nga një problem në shpinë dhe me shumë mundësi, greku mund të mos jetë I gatshëm edhe një tjetër ndeshje.

Më tej, në çiftin e 4 dhe të fundit të Lindjes, New York Knicks po triumfon 3-1 ndaj Cleveland Cavaliers. Në këtë mënyrë, Knicks kanë mundësi, që në sfidën e radhës, të mbyllin çështjen e kualifikimit, e për të pritur më pas kundërshtarin tjetër, që do të dalë nga çifti, Miemi-Heat-Milwaukee Bucks.