NBA, Philadelphia fiton në limite; nuk zhgënjejnë Denver e Oklahoma

Sport

Philadelphia 76ers kanë gjetur tek Tyrese Maxey njeriun e duhur për të udhëhequr skuadrën. Ekipi nga ‘Konferenca e Lindjes’ i falet formës së mirë të Maxey, teksa siguruan një tjetër fitore të vështirë, 102-100 ndaj Boston Celtics. Skuadra e trajnerit Nick Nurse përmbysi rezultatin në periodën e katërt, me triumfin që u sigurua vetëm në çastet e fundit. Maxey e mbylli me 21 pikë e 9 asiste, ndërkohë që shënuesi më i mirë për 76ers ishte Edwards, me 22 pikë. Kjo ishte fitorja e 7 e sezonit për Philadelphia-n, që aktualisht mban vendin e pestë në renditjen e ‘Konferencës së Lindjes’.

Nuk zhgënjejnë ndërkohë Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets, që siguruan fitoret e radhës. Kampionët në fuqi mposhtën 126-102 Golden State Warriors, në një takim që ata të Thunder e morën nën kontroll që në periodën e parë. 4 shënuesit më të mirë të ndeshjes ishin pikërisht nga Oklahoma, të udhëhequr si gjithnjë nga Shai Gilgeous-Alexander, i cili realizoi 28 pikë, 5 ribaunde dhe 11 asiste.

Ndërsa ata të Denver Nuggets kaluan 122-108 Sacramento Kings, me Nikola Jokic që ishte sërish dominues, me 35 pikë, 15 ribaunde e 7 asiste. Ndeshje të mirë zhvilloi edhe kanadezi Jamal Murray me 23 pikë e 8 asiste, ndërsa tek Sacramento, më të mirët ishin Eubanks dhe Sabonis, të cilët shënuan secili nga 19 pikë.

Vijon fitoret edhe New York Knicks, që mposhtën 133-120 Memphis Grizzlies. Brooklyn Nets mbeten me vetëm 1 fitore pas 11 ndeshjeshm pasi u mposhtën 109-119 në shtëpi, nga Toronto Raptors. Spektakël dhuruan ata të Utah Jazz, që shkatërruan me rezultatin 152-128, Indiana Pacers.