NBA, Paul George drejt Los Angeles Lakers

Sport

paul
Eleminimi i Oklahomas që në raundin e parë të fazës “play-off” duket se do t’i kushtojë jo pak skuadrës teksane. Humbja përballë Utah Jazz duket se ka bindur një nga yjet e ekipit si Paul George se fitimi i titullit kampion tek Oklahoma për momentin duket mjaft e vështirë.  Që nga data 1 korrik, George do të jetë një lojtar i lirë dhe gjasat që ai të rinovojë me skuadrën aktuale janë mjaft të vogla. Kjo ndodh pasi ofertat dhe alternativat për të nuk mungojnë, duke qenë se cilësohet si një ndër basketbollistët më të kompletuar të NBA.

paul12

Një kalim i tij tek Los Angeles Lakers është ajo që po përflitet më së shumti në mediat amerikane, dhe vetë Paul George ka shprehur dëshirën për të luajtur dhe për të jetuar në Los Angeles. 28-vjeçari pritet të firmosë në fund të sezonit me skuadrën kaliforniane, kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin legjendar për 5 vite, e nga e cila do të përfitojë rreth 180 milionë dollarë.  Kontaktet mes agjentit të George dhe drejtorit të Lakers, Magic Johnson thuhet të kenë filluar, me këtë të fundit që po përpiqet të ndërtojë një skuadër konkuruese, që të ketë mundësinë të luftojë për titullin kampion në NBA.