NBA nuk kishte parë ndonjëherë në 48 vitet e fundit, paraqitje si ajo e Joel Embiid me skuadrën e Philadelphia 76-ers. Në triumfin 105-98 ndaj Utah Jazz, Embiid shënoi 59 pikë në tabelë, regjistroi 11 rebound dhe koutribuoi me 8 asist.
Momenti më i jashtëzakonshëm do të ndodhte në periodën e 4, ku nga 27 pikë që shënoi Philadelphia, 26 prej tyre mbajnë firmën e Embiid.
Duke u nisur që nga edicioni i largët 1973/74, në historinë e NBA, nuk kishte ndodhur asnjëherë që një basketbollist të regjistronte të paktën 50 pikë, 8 asist, 11 rebound dhe 5 bllokime në tabelë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në ndeshjen paraardhëse ndaj Atlanta Haëks, Embiid realizoi 42 pikë. Pra, në harkun kohor të 24 orëve, 28 vjeçari arriti të shënonte 101 pikë, duke u bërë vetëm lojtari i 3-të që pas vitit 1988-të që shënon kaq shumë në dy ndeshje radhazi të një fundjave.
Në kushte si këto, Philadelphia renditet në vendin e 7-të të Konferencës së Lindjes, duke regjistruar 7 fitore dhe 7 humbje në 14 ndeshje të luajtura.
Ndërkohë, pas 9 fitoreve të njëpasnjëshme, është dorëzuar Milëauke Bucks, që ka pësuar 3 humbje në 2 ndeshjet e fundit. Më e freskëta është ajo ndaj San Antonio Spurs, me rezultatin 111-93. Sidoqoftë, të besuarit e Mike Budenholzer vazhdojnë të renditen në vendin e parë të klasifikimit, ndjekur nga Boston Celtics i vendit të dytë.
Këta të fundit, e kanë lënë pas nisjen e luhatshme të sezonit dhe që prej atëherë kanë arritur të regjistrojnë 6 fitore radhazi. E fundit është ajo ndaj Detroit Pistons 117-108 në transfertë. Kjo ishte një sfidë ku mbi të gjithë, spikati Jason Tatum me 43 pikë, 10 rebound dhe 3 asist.