NBA/ Nisje aspak e mirë për Philadelphia 76, e kundërta ka ndodhur me Boston Celtics

Sport

Philadelphia 76-ers nuk e ka nisur si do të donte këtë sezonin 2022/23 të NBA. 3 humbje në 3 ndeshjet e para e klasifikojnë skuadrën në fjalë në vendin e fundittë Konferencës së Lindjes.

Disfata e radhës ishte ajo ndaj San Antonio Spurs në shtëpi me rezultatin 114-105. 76-ers kryesuan vetëm periodën e parë të duelit, me shifrat 25-19, por më pas. Në 3 periodat vijuese gjithçka foli për Spurs.

Në Ëells Fargo Center ra në sy paraqitja pozitive e Joel Embiid, i cili shënoi 40 pikë dhe rikuperoi 13 topa në tabelë për Philadelphian, megjithatë, në fund, këto numra kanë shërbyer vetëm në aspektin personal për kamerunasin.

Mbetemi në Konferencën e Lindjes, por tashmë nga vendi i 15-të, katapultohemi në të parin, aty ku udhëheq Boston Celtics me 3 fitore në po kaq ndeshje. Suksesi i fundit është transferta ndaj Orlando Magic 126-120. Diferencën në parket e bëri Jayson Tatum me 40 pikë dhe 8 rebound, i ndihmuar po ashtu edhe nga shoku u tij i skuadrës Derrick Ëhite me 27 pikë dhe 4 rebound.

Më tej, Chicago Bulls ka nisur të rrethohet nga rezultatet negative. Dy humbje në dy ndeshjet e fundit, e kanë zbritur ekipin e drejtuar nga Billy Donovan në vendin e 12-të të tabelës së renditjes, por disfata ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 128-96 mund të konsiderohet një shuplakë e rëndë, sepse diferena prej 32 pikësh nuk mund të kapërdihet lehtë.

Ndërkohë, gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Miami Heat, më në fund ka marrë fitoren e parë sezonale, duke mposhtur 112-109 skuadrën e Toronto Raptors në shtëpi. Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, ekipi i Erik Spolestra ka reaguar dhe pozitivisht, ndonëse mbetet në vendin e 11-të të tabelës së klasifikimit.